Lidhje

Okinava, protestë kundër bazave amerikane


Dhjetra mijëra demonstrues u mblodhën të dielën në ishullin e Okinavës në Japoni, me kërkesën për mbylljen e bazave ushtarake amerikane, pas disa incidenteve që kanë ndodhur atje muajt e fundit.

Protestuesit kërkuan një plan për heqjen e një baze amerikane nga njëra pjesë e ishullit.

Prej vitesh në Japoni ka patur pakënaqësi ndaj bazave ushtarake amerikane në Okinava.

Marina amerikane tha në fillim të muajit se ja kishte ndaluar personelit të saj në Japoni pijet alkoholike dhe aktivitetet jashtë bazës, pas arrestimit në Okinavë të një marinari nën dyshimet për ngarjen e makinës i pirë.

XS
SM
MD
LG