Lidhje

Dhjetëra të vdekur nga pasojat e zjarrit në një klinikë në Japoni


Një zjarr përfshiu një klinikë psikiatrie në qytetin japonez, Osaka të premten, duke lënë pas vetes 27 të vdekur, ndërsa policia tha se po heton për zjarrvënie të mundshme.

Zjarri shpërtheu në katin e katërt të një ndërtese zyrash në një lagje të ngarkuar të qytetit perëndimor, tha transmetuesi publik NHK, i cili citoi burimet e afërta me hetimet të kenë thënë se një burrë që dukej rreth të 60-tave u pa duke mbajtur një çantë prej nga po rridhte një lëndë e lëngshme në zonën e pritjes së klinikës, përpara se të shpërthente zjarri.

Zjarri u shua brenda 30 minutash, sipas NHK-së. Pamjet treguan tymin që dilte nga dritaret e katit të katërt, si dhe nga çatia.

"Kur shikova jashtë pashë flakë portokalli në dritaren e katit të katërt të ndërtesës. Një grua tundte duart për të kërkuar ndihmë nga dritarja e katit të gjashtë", tha për Kyodo News, një grua 36-vjeçare që punon në një zyrë aty pranë.

E vendosur në një lagje jo larg stacionit kryesor të trenit në Osaka, ndërtesa gjithashtu strehon një sallon bukurie, një dyqan veshjesh dhe një shkollë të gjuhës angleze, tha NHK.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, shprehu ngushëllime dhe tha se autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

XS
SM
MD
LG