Lidhje

Aso: Kam pikëpamje negative për Gjermaninë naziste


Zv. kryeministri i Japonisë ka tërhequr deklaratat e debatueshme në të cilat sugjeronte se Tokioja mund të nxjerr mësim nga Gjermania naziste

Zëvendës kryeministri i Japonisë ka tërhequr deklaratat e debatueshme në të cilat sugjeronte se Tokioja mund të nxjerr mësim nga Gjermania naziste me ndryshimin e kushtetutës pacifiste të vendit.

Taro Aso u tha gazetarëve sot se ai ka pikëpamje thellësisht negative për qeverinë naziste.

Aso, i cili është gjithashtu ministër i financave, tha gjatë një fjalimi të hënën se Japonia mund të mësojë nga taktikat e nazistëve, të cilët tha ai ishin në gjendje të ndryshonin kushtetutën e Gjermanisë para se të merrej vesh nga të tjerët.

Komenti u dënua fuqishëm nga vendet fqinje të Japonisë, Korea e Jugut dhe Kina.

XS
SM
MD
LG