Mijëra kinezë demonstruan sot para ambasadës japoneze në Pekin, të zemëruar nga veprimet e Tokios që pretendon se ka kontrollin e një grupi ishuj të debatueshëm në detin e Kinës Lindore.
Policia e izoloi kompleksin e ambasadës japoneze dhe u përlesh me demonstruesit, të cilët thërrisnin dhe valëvisinin flamuj kinezë. Qindra të tjerë protestuan në qytete të tjera kineze, mes njoftimeve për ushtrimin e dhunës ndaj bizneseve japoneze.
Protestat në Kinë janë shkallëzuar që nga e marta, kur Japonia tha se i kishte blerë ishujt nga një pronar privat. Kina thotë se blerja nuk është bërë në përputhje me ligjet dhe pretendon se ishujt, e njohur si Diao-yu në Kinë dhe si Sen-kaku në Japoni, janë territor kinez.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrotjes Leon Panetta që fillon sot një vizitë në rajon, tha se është i shqetësuar se mosmarrëveshjet territoriale në rajonin e Azi-Paqësorit rrezikojnë të rezultojnë në një konflikt që mund të përhapet.