Lidhje

Japonia zotohet të japë 7.4 miliardë dollarë ndihma për pesë vende të Azisë Juglindore


Japonia është zotuar të japë 7.4 miliardë dollarë ndihma për zhvillim për pesë vende të Azisë Juglindore në përpjekje për të nxitur bashkëpunimin me pellgun e lumit Mekong.

Kryeministri japonez Yoshihiko Noda e njoftoi shumën e ndihmave në takimin Japoni-Mekong sot në Tokio, pas takimit me udhëheqës të Kamboxhias, Laosit, Birmanisë, Tajlandës dhe Vietnamit.

Ai tha se stabiliteti dhe zhvillimi i Azisë Lindore nuk është i mundur pa stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit Mekong.

Edhe Kina është përpjekur të rrisë ndikimin e saj tek këto shtete duke akorduar ndihma dhe investime për vendet e rajonit Mekong.

XS
SM
MD
LG