Lidhje

Jemen, 40 të vdekur nga përleshjet mes forcave pro dhe kundër qeverisë


Jemen, 40 të vdekur nga përleshjet mes forcave pro dhe kundër qeverisë
Jemen, 40 të vdekur nga përleshjet mes forcave pro dhe kundër qeverisë

Përleshjet mes forcave pro dhe kundër qeverisë në Jemen kanë lënë sot të paktën 40 të vdekur, një ditë mbasi presidenti i vendit Ali Abdullah Salehi u kthye papritur në vend dhe bëri thirrje për armëpushim.

Trazirat e sotme shpërthyen në kryeqytetin e vendit Sana, ku forcat qeveritare te sigurisë kanë luftuar kundërshtarët në fronte të ndryshme.

Aktivistët thonë se forcat janë përleshur me trupat e sheikëve fisnorë të cilët nuk mbështesin më zotit Salehi. Ata thonë gjithashtu se forcat kanë hapur zjarr ndaj demonstruesve që janë grumbulluar në kampin e protestave të quajtur Sheshi i Ndryshimit.

Zoti Saleh bëri thirrje për dhënien fund të luftimeve mbasi u kthye dje nga Arabia Saudite. Ai qëndroi tre muaj në vendin fqinj për t’u mëkëmbur mbas plagëve që mori gjatë një sulmi në muajin qershor në kompleksin e tij të banimit në Sana.

Në një njoftim të publikuar dje nga zyra e tij, zoti Saleh tha se zgjidha për protestat në rritje kundërqeverisë do të ishte dialogu dhe jo armët.

XS
SM
MD
LG