Kryeqyteti i Jemenit, Sana'a, u përfshi sot nga festimet, pas lajmeve se Presidenti Ali Abdullah Saleh është larguar nga vendi.
Zoti Saleh u plagos në sulmin e së premtes me raketa kundër kompleksit presidencial. Ai dhe disa zyrtarë të nivelit të lartë u dërguan dje me avion në Arabinë Saudite për trajtim mjekësor. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi gjendjen e tij, edhe pse sipas njoftimeve ai po operohet për plagët e marra.
Në Sana'a, njerëzit kërcenin dhe këndonin, duke shpallur "fitoren." Por pati edhe shprehje shqetësimi nëse zoti Saleh, i cili ka qenë në pushtet për 33 vjet me radhë, është larguar përfundimisht apo do të rikthehet në Jemen.
Sipas kushtetutës së Jemenit, funksionet e tij i merr Nënpresidenti Abd Rabbo Mansour Hadi, i cili është takuar me ambasadorin amerikan. Zoti Hadi ka patur takime edhe me komandantët ushtarakë, duke përfshirë disa anëtarë të familjes së zotit Saleh.
Jemen, largohet Presidenti Saleh, kryeqyteti në festë
- Zëri Amerikës