Lidhje

Vriten 6 të dyshuar si militantë të al-Kaidës


Kjo është e gjashta goditje me avion pa pilot në Jemen brenda më pak se dy javësh

Në pjesën qendrore të Jemenit, të paktën 6 persona të dyshuar si militantë të al-Kaidës u vranë nga një goditje me avion të telekomanduar që mendohet se operohej nga Shtetet e Bashkuara. Sulmi vjen në vazhdën e një serie goditjesh, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë bërë paralajmërime për kërcënime terroriste dhe autoritetet jemenase kanë ndërmarrë operacione kundër terrorizmit.

Zyrtarët thanë se goditja e sotme etelekomanduar kishte si objektiv një automjet në provincën Marib.

Kjo është e gjashta goditje me avion pa pilot në Jemen brenda më pak se dy javësh.

Vitet e fundit Shtetet e Bashkuara kanë përdorur vazhdimisht sulme të tilla për të vënë në shënjestër anëtarët e al-Kaidës.

Dje, autoritetet e Jemenit thanë se kishin parandaluar një komplot të al-Kaidës për të marrë dy qytete jugore si dhe disa objekte strategjike të naftës e gazit aty pranë. Ata thanë se komploti parashikonte rrëmbimin ose vrasjen e të huajve që punonin atje.

XS
SM
MD
LG