Lidhje

Jemen: Presidenti Ali Abdullah Saleh thotë se është i gatshëm për kalim paqësor të pushtetit


Jemen: Presidenti Ali Abdullah Saleh thotë se është i gatshëm për kalim paqësor të pushtetit
Jemen: Presidenti Ali Abdullah Saleh thotë se është i gatshëm për kalim paqësor të pushtetit

Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh tha se është i vendosur për një kalim paqësor të pushtetit përmes zgjedhjeve presidenciale.

Në fjalimin e parë televiziv që pas kthimit të tij të papritur në vend, zoti Saleh tha gjithashtu sot se është i vendosur për zbatimin e një nisme për transferimin e pushtetit të hartuar nga Këshilli për Bashkëpunimin e Gjirit. Plani i vonuar bën thirrje që presidenti Saleh t’ja dorëzoi pushtetin një prej zëvendësve të tij.

Zoti Saleh u kthye në kryeqytetin Sana të premten pasi kaloi tre muaj në Arabinë Saudite ku po rikuperohej pas një përpjekje për atentat në qershor.

Fjalimi i tij vjen disa orë pasi trupat jemenase hapën zjarr mbi një grup të madh protestuesish në kryeqytetin Sana duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën 17 të tjerë.

Dëshmitarët thanë se protestuesit marshuan pranë selisë së ushtrisë kur trupat hapën zjarr kundër tyre.

Përleshjet dje mes forcave besnike të presidentit dhe studentëve protestues lanë të paktën 40 të vrarë. Forcat qeveritare sulmuan gjithashtu një kamp studentor duke shkaktuar disa viktima.

Një zëdhënës i opozitës tha se të paktën 11 ushtarë besnik të tij u vranë pasi pozicionet e tyre u sulmuan nga forcat qeveritare.

XS
SM
MD
LG