Lidhje

Jemen: Të paktën 26 të vdekur nga një shpërthim me bombë


Jemen: Të paktën 26 të vdekur nga një shpërthim me bombë
Jemen: Të paktën 26 të vdekur nga një shpërthim me bombë

Një shpërthim vetvrasës në një makinë bombë ka shkaktuar vdekjen e 26 personave jashtë pallatit presidencial në Jemenin jugor, disa orë mbasi zëvendës presidenti Abd Rabbu Mansour Hadi po kryente betimin si udhëheqës i vendit.

Zyrtarë të sigurisë thonë se të paktën 26 njerëz u vranë dhe të paktën 20 u plagosën në shpërthimin e sotëm, i cili ndodhi në provincën jugore të Hadramawt, rreth 400 km larg kryeqyteti Sana.

Ngjarja ndodhi teksa zoti Hadi përballet me sfidën e bashkimit të vendit i cili vuan nga përçarjet e thella. Jemeni për një kohë të gjatë është përballur me një kryengritje të seperatistëve në jug, me rrebelët shiitë në veri dhe me një krah aktiv të al Kaidës.

Zoti Hadi, i cili u betua përpara parlamentit sot, u zotua që të vazhdojë luftën kundër grupeve militante islamike dhe të sjellë njerëzit e detyruar të zhvendosen nga kriza në Jemen, sërish në shtëpitë e tyre.

Ai mori 99 përqind të votave gjatë javës së zgjedheve që u zhvilluan vetëm me një kandidat presidencial.

XS
SM
MD
LG