Lidhje

Vdes aktori legjendar Jerry Lewis


Ka vdekur në moshën 91-vjeçare aktori komik legjendar Jerry Lewis, në shtëpinë e tij në Las Vegas. Së bashku me aktorin tjetër Dean Martin, ata fituan popullaritet të madh në vitet 1950 dhe 1960, duke interpretuar fillimisht në klube nate dhe më pas në filma komikë.

Pas shkëputjes nga Martin, Lewis u bë i famshëm për interpretimin në filma si The Bellboy (1960) dhe The Nutty Professor (1963).

Lewis luftoi për më tepër se gjysëm shekulli me sëmundjen e Distrofisë Muskulare; ai u bë i njohur në një aktivitet të përvitshëm bamirësisë në Ditën e Punës, për krijimin e fondeve për të luftuar këtë sëmundje. Nga viti 1955 deri në vitin 2011 ky aktivitet ka grumbulluar rreth 2,5 miliardë dollarë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve me këtë sëmundje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG