Lidhje

Dy të vrarë në një sulm në qytetin e vjetër të Jeruzalemit


Një zëdhënës i policisë izraelite thotë se tre persona me armë automatike dhe thika, hapën sot zjarr kundër policisë në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, duke vrarë dy vetë dhe plagosur disa të tjerë

Sipas zëdhënësit, ata u përpoqën të vrisnin disa njerëz para se të largoheshin për në një vend të shenjtë, të njohur nga myslimanët si Haram al-Sharif dhe nga hebrenjtë si Mali i Tempullit.

Një zëdhënëse e policisë, tha se pas një ndjekjeje, “të tre terroristët u vranë nga policia".

Kompleksi në fjalë është vendi më i shenjtë për hebrejtë dhe i treti më i shenjtë për fenë islame.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG