Lidhje

Jodie Foster me yll në Bulevardin e Famës në Hollivud


Këto ditë aktorja e njohur amerikane Jodie Foster, tani edhe regjisore, u nderua me një yll në Bulevardin e Famës në Hollivud. Në ceremoninë e zbulimit të yllit me emrin e saj, aktorja tha se ai do të shërbejë si një nxitje për karrierën e saj më të re, atë të regjisores. Javën e ardhshme do të fillojë të shfaqet në kinematë amerikane filmi i saj i i ri "Money Monster”.

Pas më tepër se 40 vjet debutimi në kinematografi, gjatë të cilave ajo ka marrë dy çmime Oscar, aktorja dhe regjizorja Jodie Foster ka tani një yll në Bulevardin e Famës të Hollivudit.

"Kjo është diçka e mrekullueshme për mua, një nderim për një të gjatë, për ato ç’ka unë kam arritur në të kaluarën. Por mendoj se ky është më tepër një gjest në mbështetje të gjërave të bukura që unë kam ndërmend të realizoj në të ardhmen. Unë jam një regjisore e re. Kam krijuar vetëm 4 filma dhe e shoh me kënaqësi karrierën time në të ardhmen. Është diçka shumë e bukur që unë sot kam një yll në Hollivud, - tha Foster pas zbulimit të yllit.

Foster është regjisorja e filmit "Money Monster", ku intrepretojnë në role kryesore dy aktorët George Clooney dhe Julia Roberts. Në qendër të filmit është një burrë i ri në moshë, Kyle, i interpretuar nga Jack O'Connell, i cili merr me forcë kontrollin e një televizioni që transmeton drejtpërdrejt lajme financiare, duke kërkuar përgjigje përse aksionet e një kompanie ranë menjëherë.

Duke e marrë peng prezantuesin Lee Gates të intrepretuar nga George Clooney, Kyle e detyron Gates-in dhe producenten e tij, Julia Roberts, të kërkojnë lidhur me ngjarjen e rënies së aksioneve, duke i kërcënuar ata se do ta hedhë në erë studion.

Duke folur nga podiumi i ceremonisë, Foster përmendi çsëhtjen e vonesës për marrjen e një ylli prej saj, duke thënë:

“Ceremnonia e yllit është diçka që unë e kam menduar dhe ëndërruar gjithmonë. Kur më pyetën fëmijët se: “përse nuk ke ti një yll në Hollivud?” unë i thashë: po prisja rastin që të kem një yll si regjisore dhe kompania Sony e bëri realitet ëndërrën time. Faleminderit Sony.”

"Money Monster", cili fillon të shfaqet në kinematë amerikan javën e ardhshme, pritet ta ketë premierën botërore në Festivalin e Kanës, por jashtë konkurrimit. Edhe pse ajo ka shfaqur filmin e saj të mëparshëm "Beaver" në këtë festival në mënyrë të ngjashme, Foster tha:

"Kam pak frikë që filmi do të shfaqet në Kanë; por është diçka e mirë që këtë vit ka ndoshta më shumë regjisore femra se sa më parë- të paktën në mesin e publikut. Ato kanë për të folur për filmin. Dhe ky film më ka bërë shumë për vete, më ka ngjallur shumë emocione dhe atje interpretojnë yje të mëdhenj të kinematografisë; filmi është realizuar nga një studio e madhe, ai është shumë prekës, kuptimplotë dhe i ndërlikuar. Kjo është diçka shumë e bukur për mua.”

Në ceremoni foli edhe aktorja Kristen Stewart, që ka interpretuar së bashku me Judie Fosterin në filmin plot emocione të vitit 2002, "Panic Room":

"Ajo pati arritje që e re, studjoi në univeristetin “Yale”, fitoi çmime Oscar, u bë producente filmi, krijoi një familje dhe vazhon të ketë një jetë normale dhe të bukur. Kujtoj kur mori një grup muzikor mariachi që intrepretuan në festën e 11 vjetorit tim, diçka shumë e bukur për mua. Mendoj se Jodie duhet të kishte patur një yll në Hollin e Famës që kur ishte 10 vjeçe.”

Ylli i Jodi Fosterit është i 2580-i në Bulevardin e Famës të Hollivudit.

XS
SM
MD
LG