Në një ankand të Los Anxhelosit u shit për 2,4 milionë dollarë një kitarrë akustike e John Lennonit. Firma e ankandeve “Julien's Auctions” nuk e tregoi identitetin e personit që bleu kitarrën, e cila kishte 50 vjet që nuk dihej ku ndodhej.
Sipas firmës Julien, kitarra është intrumenti më i rrallë dhe më i rëndësishëm historik që lidhet me Bitëllsat dhe John Lennonin. Kitarra ishte zhdukur menjëherë pas shfaqjes Finsbury Park Christmas Show të kompleksit legjendar në dhjetor të vitit 1963.