Lidhje

Moore u bëri thirrje partive shqiptare për bashkëpunim


“Nëse Tirana e merr ose jo statusin e vendit kandidat në qershor nga BE-ja kjo nuk duhet të varet prej moskuptimeve partiake” - tha ai.

Drejtori i departamantit amerikan të shtetit, për çështjet e Europës jugore dhe qendrore, Xhonatan Moore, nxiti forcat politike shqiptare që të bashkëpunojnë për të mirën e vendit me dialog dhe mirëkuptim. Zoti Moore i bëri këto komente në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Qendra e Politikave Shqiptare me temë “Bashkëpunimi Trans - Atlantik për Paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe Axhenda shqiptare për integrimin në Bashkimin Europian dhe NATO”.
Moore në Shqipëri
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:12 0:00

“SHBA - tha ai janë në anën e shqiptarëve dhe dëshirojnë që Shqipëria të zhvillohet me mirëkuptim dhe të shkojë sa më pranë integrimit në Bashkimin Europian. Nëse Tirana e merr ose jo statusin e vendit kandidat në qershor nga BE-ja kjo nuk duhet të varet prej moskuptimeve partiake” - tha ai.

“është mjaft e rëndësishme që ju të punoni së bashku për objektivin e përbashkët europian, të flisni mes jush, të përfaqësoni veten tuaj së bashku, tashmë Shqipëria po i sheh frytet e anëtarësimit në NATO dhe po sheh që edhe Beogradi me Prishtinën po dialogojnë, dhe po ashtu duhet të ndodhë në Tiranë” - tha zoti Moore. Ai shtoi se Shqipëria po merr pjesë në misionet e paqes në botë dhe të gjithë në perëndim shpresojnë se ajo do të integrohet edhe më shumë në botën demokratike. “I gjithë rajoni po përparon drejt integrimeve euroatlantike si Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe në këtë rrugë është edhe Kosova, pëe të cilën pritet nga një samit i shtatorit të marrë pjesë në programin e partneritetit për paqe. Dyert e Aleancës janë të hapurra për të gjithë Ballkanin, duke përfshirë edhe Serbinë” -shtoi ai.

Në këtë konferencë ndërkombëtare foli edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai kujtoi vonesën e miratimit të tre ligjeve, që shtyu më tej marrjen e statusit të vendit kandidat, duke thënë se kjo u bë nga socialistët për arsye të ngushta partiake. Ndërsa “demokratët - tha ai - nuk kanë vënë asnjë kusht për integrimin europian të vendit, ndërsa nga qeveria kërkon mirëkuptim të sinqertë, bashkëpunim për reforma themelore dhe jo fasada”.

Deputeti socialist dhe ish-kryeministri Pandeli Majko tha se anëtarësimi në NATO e ndihmoi Shqipërinë që të shkëputej nga e kaluara. Megjithatë, “ky anëtarësim nuk e ndyshoi sjelljen e politikës shqiptare e cila fsheh qëllimet e veta prapa varfërisë, anarkisë dhe grindjeve të vazhdueshme” - tha ai.

Në konferencë morën pjesë edhe zëvendës-Kryeministre e Kosovës, Edita Tahiri, dhe shumë përfaqësues të qarqeve akademike dhe ekspertë për çështjet e NATO-s dhe integrimit europian, dhe ekonomisë, nga Shqipëria e Ballkani. Zoti Moore po zhvillon një vizitë treditore në Shqipëri, ku po zhvillon një seri takimesh me autoritetet më të larta shtetërore dhe politike dhe më pas do të vizitojë edhe Kosovën.

XS
SM
MD
LG