Policia Kufitare shqiptare e Kakavijës, pikës më të madhe që lidh Shqipërinë me Greqinë, tha se në bazë të një njoftimi të ardhur nga Pala Greke aksi rrugor Kakavije – Janinë është i bllokuar.
Sipas Policisë kufitare për shkak të reshjeve të dëborës ky segment është i pakalueshëm për mjetet e mëdha (kamionë dhe autobusë), ndërsa për mjetet e vogla aksi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.
Agjencitë ndërkombëtare të autobusëve të udhëtarëve pritet të shtyjnë oraret e udhëtimit per emigrants shqiptare deri në një njoftim të dytë nga pala greke.
Moti i keq ndërkaq nuk po frenon trafikun e refugjatëve qe hyjne nga Greqia ne Shqiperi.Policia kufitare shqiptare tha se pesë refugjatë sirianë u bllokuan në kufi dhe u riatdhesuan në Greqi.