Lidhje

SHBA: Dep. i Drejtësisë kërkon bllokimin e vendimit të një gjykatësi federal


Departamenti i Drejtësisë po i kërkon Gjykatës së Lartë në Shtetet e Bashkuara të bllokojë një vendim të një gjykatësi federal, që përjashton gjyshërit e njerëzve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara nga masa e ndalimit të udhëtimeve e Presidentit Donald Trump.

Departamenti i Drejtësi e dorëzoi këtë apelim urgjent në premten në mbrëmje. Një ditë më parë, gjykatësi i distriktit në Honolulu Derrick Watson, pati bërë thirrje për një dëshirë të mirë dhe më tepër sens praktik, ndërsa e zgjeroi listën e familjarëve që lejohen të marrin viza për t’iu bashkuar familjarëve në SHBA nga 6 vendet me shumicë myslimane - Irani, Libia, Somalia, Sudan, Siria dhe Yemeni.

Gjykatësi Watson mori vendimin që qeveria të mos ndalojë hyrjen në SHBA të gjyshërve, nipërve dhe familjarëve të tjerë të afërt të personave nga të gjashta këto vende. Vendimi i gjykatësit Watson po ashtu përjashtohen nga masa e ndalimit refugjatët, të cilët ndodhen në procesin e sistemimit në SHBA, përmes agjencisë së refugjatëve. Ky vendim i bazuar tek termi i “mirëbesimit”, mund t’i hapë rrugën hyrjes në Amerikë të më tepër se 24 mijë refugjatëve të tjerë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG