Lidhje

Akuza ndaj këngëtarit Bieber në Kanada


Këngëtari adoleshent i muzikës pop Justin Bieber po përballet me akuza kriminale në vendin e tij, Kanada.

Ai u akuzua dje për sulm ndaj një shoferi limuzine në Toronto, që i shtohet problemeve të tjera ligjore për këngëtarin e ri.

19 vjeçari nga Kanadaja shkoi vetë në një stacion policie në Toronto të mërkurën.

Avokati i Bieberit u tha më pas gazetarëve se klienti i tij do të pranojë fajësinë për incidentin kur të paraqitet në një gjykatë të Torontos më 10 mars.

Bieber akuzohet se ka goditur një shofer limuzine në kokë disa here në dhjetor kur ai dhe disa të tjerë po dilnin nga një klub nate në Toronto.

Po dje, Justin Bieber deklaroi se ishte i pafajshëm nën akuzat e shtetit të Floridas se kishte ngarë makinën nën influencën e alkoolit dhe të ilaçeve, i kishte rezistuar arrestimit dhe kishte në përdorim një patentë të skaduar.

Bieber u arrestua përsëri këtë muaj pasi një polic e kapi duke ecur me shpejtësi në një zonë banimi në Majami.
XS
SM
MD
LG