Lidhje

Ndërrohet komanda e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan


Gjenerali amerikan Joseph Dunford mori komandën nga kolegu dhe miku i tij prej 35 vjetësh, gjenerali amerikan John Allen

Gjenerali amerikan Joseph Dunford mori komandën e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan.

Gjenerali Dunford tha sot në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Kabul se ai mbështet popullin e Afganistanit, ndërsa "ata shfrytëzojnë mundësinë për një të ardhme më të ndritur".

Gjenerali Dunford do të mbikqyrë kalimin e përgjegjësive të sigurimit në Afganistan tek forcat lokale, ndërsa koalicioni ndërkombëtar përgatitet të tërheqë pjesën më të madhe të trupave luftarake deri në fund të vitit të ardhshëm.

Gjenerali i forcave të marinës e merr komandën e rolit më të lartë udhëheqës nga kolegu dhe miku i tij prej 35 vjetësh, gjenerali amerikan John Allen.

Gjenerali Allen do të kalojë në postin e komandantit të lartë të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë për Afganistanin në Evropë.
XS
SM
MD
LG