Lidhje

Kabul, vritet një punonjëse ndihmash dhe roja i saj


Persona të armatosur vranë një punonjëse ndihme gjermane dhe rojen e saj afgane në Kabul. Më pas ata marën peng një grua finlandeze, e cila gjithashtu punon për një organizatë ndihmash.

Ende nuk ka informata për rrëmbyesit dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.

Dhuna ndodhi gjatë natës jashtë një bujtine në rrugën Darulaman të Kabulit, ku qëndronin punonjës të një grupi suedez bamirësie, sipas Ministrisë së Brendshme të Afganistanit.

Incidentet e marrjes peng kundrejt shpërblimit kanë kohë që paraqesin një sfidë për autoritetet afgane dhe kanë dekurajuar shtetasit e huaj që të lëvizin lirisht në Kabul.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG