Lidhje

Kafeja, më e shëndetëshme sesa mendohej - parandalon kancerin


Kafeja, më e shëndetëshme sesa mendohej - parandalon kancerin
Kafeja, më e shëndetëshme sesa mendohej - parandalon kancerin

Kafeja është bërë një pije thuajse e zakonëshme. Rreth 60 përqind e amerikanëve e pijnë atë çdo ditë. Tani, rezultatet e një studimi thonë se pirja e kafesë, qoftë edhe një filxhan në ditë, mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin. Kafeja, thonë shkencëtarët, vepron në organizëm si pengesë ndaj kancerit, tek burrat dhe gratë.

Amerikanët pijnë mesatarisht 3 gota me kafe në ditë. Një grup shkencëtarësh në universitetin e Harvardit pranë shkollës së shëndetit publik, në bashkëpunim me Institutin kombëtar të Kancerit zbuluan se burrat që pinin 6 ose më shumë gota ose filxhanë me kafe në ditë ishin 60 përqind më pak në rrezik për t'u prekur nga kanceri në prostatë. Tek ata që pinin 3 filxhanë me kafe në ditë, ky rrezik ishte 30 përqind.

Doktoresha Lorelei Mucci, një nga autoret e studimit, thotë se burrat që e pëlqejnë kafenë, tani do të nxiten t'a pijnë atë edhe më shumë. Ajo thotë se studimi tregoi qartë se kafeja ka efekte mjaft pozitive për shëndetin. Nuk ka rëndësi nëse kafeja është me kafeinë ose pa 'të, të mirat prej saj janë të njëjta.

Si brokolli, manaferrat dhe të gjitha ushqimet që luftojnë kancerin, kafeja përmban qindra antioksidantë të fuqishëm. Mes tyre është antioksidanti Methylpyridinium që nuk mund të gjendet në thuajse asnjë ushqim ose pije tjetër. Studime të tjera në të kaluarën kanë treguar se ky antioksidant aktivizon së tepërmi enzymën e cila mund të ndalë zhvillimin e kancerit në zorrën e trashë.

Shkencëtarët prej kohësh kanë ditur se kafeja mund të pakësojë pezmatimet dhe të rregullojë insulinën në organizëm. Vetëm një javë më parë, një studim i shkencëtarëve suedezë tregoi se gratë që pinin 5 ose më shumë filxhanë me kafe në ditë ishin shumë më pak në rrezik për t'u prekur nga një formë agresive e kancerit në gji. Tanë shkencëtarë nga të dy anët e oqeanit sikur janë vënë në garë për të kuptuar a zbuluar të gjitha përfitimet shëndetësore që sjell kafeja.

Doktoreshë Loreil Mucci thotë se kafeja gjithashtu ka lidhje me uljen e rrezikut të prekjes nga diabeti, parkinsoni dhe cerroza në mëlçi. Por kafeja ka edhe pak të këqia, si pagjumësinë dhe shpejtimin e rrahjeve të zemrës.

Paralajmërim kundër pijeve të energjisë për fëmijët

Akademia amerikane e Pediatrisë paralajmëron kundër përdorimit të pijeve energjike dhe sportive nga të rinjtë dhe fëmijët. Paralajmërimi bazohet në një studim të ri, i cili tregon se pijet energjike – që zakonisht përmbajnë stimulues si Guarana dhe Kafeinë – nuk duhet të përfshihen në ditetat e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Ndërsa për pijet sportive – të cilat zevendësojnë elektrolitet dhe karbohidratet e humbura me djersën gjatë ushtrimeve fizike – autorët e studimit këshillojnë vetëm përdorim të kufizuar në kombinim me ujin. Por ata janë kundër përdorimit rutinë të këtyre pijeve sepse karbohidratet – që këto pije përmbajnë – shtojnë rrezikun për mbipeshë dhe obesitet, si dhe mund të shkaktojnë gryerje të dhëmbëve. Autorët e studimit thonë se uji – jo pijet sportive – duhet të jetë burimi kryesor për shuarjen e etjes për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 20 vjeç.

Rekomandime të reja për gratë shtatzëna

Kanë kaluar pothuasje 10 vjet nga dita kur Kongresi amerikan i Mjekëve Obstretikë dhe Gjinekologë lëshoi rekomandimet e para për gratë shtazëna. Tani këto këshilla janë përditësuar.

Në vitin 2002, grate shtatzëna këshilloheshin për ushtrime të moderuar fizike për 30-minuta në ditë, për sa kohë që nuk kishin probleme lidhur me barrën.

Por në ushtrimet që cilësoheshin të “moderuara”, tani janë shtuar edhe ushtrimet aerobike, si dhe ngritje peshash të lehta për forcimin e muskujve.

Për forcimin e muskujve, gratë shtatzëna këshillohen që të përdorin pesha të lehta duke i përsëritur ushtrimet 8 deri në 10 herë për 1ose 2 seanca në javë. Sipas rekomandimeve, gjatë ushtrimeve të tilla ato duhet të shmangin rëndimin në pjesën e barkut, ndërsa për të mos penguar qarkullimin e gjakut, ato nuk duhet të ngrenë pesha gjatë qëndrimit shtrirë në kurriz. Gjithashtu ecjet e gjata duhet të shmangen pasi mund të shkaktojnë lëndime në zonën e legenit. Lidhur me ushtrimet-ecje aerobike, Kongresi amerikan i obstetrikëve dhe gjinekologëve rekomandon kryerjen e tyre për afro 11 orë në javë, ose notim, ose ngarje biçiklete për 5 orë në javë. Autorët e këtyre këshillave thonë se rreziku për nënën dhe fetusin janë të pakta në krahasim me të mirat nga ushtrimet e rregullta fizike. Por rekomandimi kryesor është se gratë shtatzëna gjithmonë duhet të veprojnë në varësi me gjendjen e tyre fizike; nëse ndjejnë lodhje apo stërmundim të muskujve, këshilla është që ushtrimet të pakësohen ose të bëhen më të rralla.

XS
SM
MD
LG