Lidhje

Kajro: Rikthehet qetësia pas një dite me protesta të dhunshme


Në Kajro është rikthyer qetësia pasi autoritetet ushtarake të Egjiptit vendosën ndalim-qarkulimin gjatë natës së kaluar. Masat pasuan përleshjet që shpërthyen dje dhe lanë të vdekur 1 ushtar si dhe plagosën 300 vetë.

Dje trupat qeveritare u përleshën me protestuesit që kërkonin fundin e menjëhershëm të regjimit ushtarak, vetëm 3 javë para zgjedhjeve presidenciale.

Ushtarët përdorën gaz lotësjellës dhe pompa uji kundër mijëra demonstruesve që u mblodhën para Ministrisë së Mbrojtjes në Kajro. Mbi 300 vetë u arrestuan.

Zgjedhjet presidenciale të Egjiptit janë planifikuar për 23 dhe 24 maj. Sundimtarët ushtarakë janë zotuar të zhvillojnë zgjedhje të drejta.

XS
SM
MD
LG