Lidhje

Padi ndaj doganierëve të Pikës së Kakavijës


Kontrolli i Lartë i Shtetit paditi në Prokuroi tetë doganierë të Pikës kufitare të Kakavijës në Jug të Shqipërisë.
Doganierët janë gjetur në shkelje ligjore nga një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe pritet që Prokuroria të hetojë mbi problemet e paraqitura.
Raporti i këtij kontrolli flet për mosregjistrime të automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri nga Greqia dhe për shkleje ligjore që kanë sjellë probleme në realizimin e të ardhurave doganore.
Ndërkohë policia e Gjirokastrës tha sot se zbuloi sasi të reja me narkotikë në kufi dhe në fshatin Lazarat , gjatë operacioneve të kontrollit.
Disa dhjetëra kilogramë marijuanë janë bllokuar, ndërkohë që janë gjetur sërish edhe armë dhe municone të fshehura.
XS
SM
MD
LG