Lidhje

Histori: Çfarë ndodhi më 8 shtator?


8 shtator
8 shtator
Histori - Çfarë ndodhi më 8 shtator?

1504 - "David" i Mikelanxhelos zbulohet në sheshin e Firences. Statuja prej mermeri - 5 m e 17 cm e lartë - paraqet një mashkull në këmbë lakuriq i cili përfaqëson heroin biblik David. Statuja u zhvendos në Galerinë e arteve të Firences në vitin 1873, dhe u zëvendësua me një kopje.

1760 - Forcat britanike marrin Montrealin dhe Franca humbet te gjitha pretendimet ndaj Kanadasë.

1909 - Kongresi i Elbasanit vendos hapjen e shkollës së parë të mesme shqipe e njohur si "Normalja (Pedagogjike) e Elbasanit. Drejtor caktohet Luigj Gurakuqi. Mesimet fillojne me 1 dhjetor.

1941 - Trupat gjermane fillojnë rrethimin e Leningradit, që do të zgjasë 872 ditë.

1943 - Komandanti i forcave aleate, gjeneral Dwight D. Eisenhower shpall publikisht armëpushimin me Italinë.

1954 - Kina emëron një ambasador në Shqiperi. Dy vendet arrijne edhe disa marreveshje në fusha te ndryshme. Gjithashtu, Korea e Veriut cakton ambasadorin e saj në Tiranë.

1966 - Rrjeti NBC fillon transmetimin e serialit televiziv Star Trek që vazhdoi për disa dekada.

1974 - Presidenti amerikan Gerald Ford fal ish-presidentin Riçard Nikson për çdo krim që mund të kishte kryer gjatë periudhës në detyrë.

1991 - Republika e Maqedonisë bëhet e pavarur. Çështja e emrit të saj vazhdon të kundërshtohet nga Greqia.

Mendim i dites
"Jam ende duke mësuar".
Mikelanxhelo
XS
SM
MD
LG