Lidhje

Histori: Çfarë ndodhi më 13 shtator?


Histori - Çfarë ndodhi më 13 shtator?

1789 - Qeveria e Shteteve të Bashkuara mori kredinë e saj të parë. Paratë u huazuan nga Banka e Amerikës së Veriut në një interes 6%. Gjatë viteve, borxhi kombëtar është rritur pak-nga-pak. Kjo hua, pjestuar me numrin e popullsisë, është baraz me 65-mijë dollarë borxh për çdo amerikan.

1907 - Poeti Mitrush Kuteli, pseudonimi letrar i Dhimitër Paskos, lindi në Pogradec, studioi në Selanik e Bukuresht, u kthye në Shqipëri për të shërbyer, dhe diktatura ia shpërbleu me ndëshkime e burg këtë përkushtim. Kuteli vdiq me 1967, por la pas artin e të shkruarit dhe poetikën e tij.
Poemi Kosovar
"Jam shqiptar e kosovar:
Zot, e krenar, Zot, e bujar,
mbi këtë dhé,
q’e kam si fe,
e përmbi fé:
e kam Vatan!
e kam Atdhe!
që gjysh stërgjysh,
që brez pas brez,
që gjithëmonë....
Unë jam këtu e do të jem,
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi,
e hiri mal përsëri...."

1948 - Enver Hoxha thërret Pleniumin XI të Beratit, qëllimi kryesor i të cilit ishte çlirimi nga ndikimi jugosllav. Mehmet Shehu e Liri Belishova u rehabilituan dhe emri i Nako Spirut u pastrua nga akuzat që Koçi Xoxe kishte bërë kundër tij. Pleniumii Beratit gjithashtu vendosi rifillimin e botimit të gazetës partiake, Zëri i Popullit, e cila ishte mbyllur më se një vit më parë në kulmin e ndikimit jugosllav në Shqipëri.

1956 - Delegacioni qeveritar shqiptar i kryesuar nga Enver Hoxha mbërrin në Pekin. Të nesërmen, ai u prit nga kryetari Mao Tse Tung. Enver Hoxhës nuk i pelqeu zakoni i Maos, i cili ia ndërpriste fjalën, ose nuk dëgjonte çdo gjë që perkthyesi i tij kishte për të thënë.

1971 - Marshalli kinez Lin Biao, i dyti në pushtet pas kryetarit Mao Tse Tung, ikën nga vendi me avion. Aeroplani i tij rrëzohet në Mongoli, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord. Ngjarjet që paraprinë vdekjen e Lin Biaos kanë qenë burim spekulimesh. Ajo që dihet është se pas vdekjes, Lin Biao u shpall zyrtarisht tradhtar i Partisë Komuniste të Kinës.

1974 - Një bombë e vendosur në hyrje të ambasadës së Shqiperisë në Paris shkatërroi katin e parë të ndërtesës, por pa shkaktuar viktima. Autorët e sulmit mbetën të panjohur.

2007 - Deklarata mbi të Drejtat e Popujve Autoktonë miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

- Mendim i ditës
Komunizmi nuk është dashuri. Komunizmi është çekiç që ne e përdorim për të shtypur armikun.
- Mao Tse Tung
XS
SM
MD
LG