Lidhje

Histori: Çfarë ndodhi më 16 shtator?


Histori - Çfarë ndodhi më 16 shtator?

1630 - Fshati Shawmut në Masaçusets ndërron emrin. Shawmut ishte emri i fisit indian në atë territor, por kolonët donin një emër që t'u kujtonte vendlindjen që kishin lënë pas. Dhe fitues doli emri Boston, qytet në Lincolnshire të Anglise, prej nga kishin ardhur edhe kolonët më të shumtë. Vetë topinimi "Boston” rrjedh nga një bashkim i fjalëve Botolf's dhe Town. Në vitet 600 në krahinën Linkolnshire jetonte një person me emrin Botolph. Ai ishte shumë besimtar dhe në truallin e tij ngriti fillimisht një kishë e cila u zgjerua në manastir dhe pastaj në fshat e qytet, që u quajt Botolph's Town > Boston. Botolph, njihet edhe si Shën Botolf në listën e shenjtorëve të krishterë Ortodoksë - Rrugë me emrin e tij sot ka në të dy anët e Atlantikut, Amerikë e Angli.

1810 - Në Meksikë, prifti revolucionar Miguel Hidalgo Kostilla lëshoi nga qyteti Dolores thirrjen kundër sundimit spanjoll. Thirrja e njohur si "El Grito de Dolores", përsëritet çdo vit në festën e ditës së pavarësisë së Meksikës.

1932 - Nje gjykatë e posaçme në Tiranë shqipton dënimet për një grup pjesmarrësish në komplot kundër shtetit. Mes tyre; Kostandin (Kosta) Çekrezi, nënkryetar i Këshillit të Shtetit dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Uashington, dënohet me 3 vjet burgim; Hasan Dosti, i shkarkuar nga posti në Gjykatën e Apeli, dënohet me burgim të perjetshëm; Qemal Vlora, djali i Ismail Qemalit, iu shmang arrestimit duke ikur nga vendi.

1942 - Pak kilometra nga Tirana, zhvillohet Konferenca e Pezës, me moton; "bashkim pa dallim feje, krahine e ideje kundër pushtimit fashist". Koha dëshmoi se arritja e këtij objektivi ishte e pamundur.

1957 - Përurohet Universiteti i Shtetëror i Tiranës, i pari universitet shqiptar. I organizuar sipas modelit sovjetik nga profesori rus V. T. Makarov, ish-rektor i universitetit Tomsk, Universiteti i Tiranës u hap me 8 fakultete me 24 degë të veçanta dhe 41 departamente. Personeli mësimdhënës përbëhej nga rusë dhe shqiptarë, këta të fundit që kishin studiuar në Bashkimin Sovjetik.

Mendim i ditës
"Më jep 4 vjet për të mësuar fëmijët dhe fara që kam mbjellë kurrë nuk do të shkulet me rrënjë".
Vladimir Iliç Lenin
XS
SM
MD
LG