Lidhje

Kaliforni, evakuime masive nën kërcënimin e një dige të dëmtuar


Në Kaliforni, rreth 200 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen ndërsa autoritetet përpiqen të riparojnë dëmtimin e një kanali për shkarkimet emergjente në digën më të lartë të vendit.

Zyrtarët ishin të shqetësuar se diga mund të mos mbante dhe të shkaktonte vërshime.

Shqetësimet duket se janë zbutur, por autoritetet po përpiqen të përcaktojnë se si do ta riparojnë kanalin e digës Oroville, përpara se të vendosin nëse do të lejojnë kthimin e njerëzve të evakuuar në shtëpitë e tyre.

Komunitetet rurale nga të cilat janë bërë evakuimet ndodhen rreth 240 kilometra në verilindje të San Franciskos.

Diga është 235 metra e lartë. Dje autoritetet lejuan shkarkimin e një pjese të ujit nga kanali kryesor, duke e ulur nivelin e liqenit për të ruajtur kanalin e emergjencës, në prag të stuhive që pritet të godasin rajonin të mërkurën.

XS
SM
MD
LG