Të paktën pesë persona janë vrarë dhe dy fëmijë janë plagosur të martën nga të shtënat që filluan në një shtëpi dhe përfunduan në një shkollë fillore në Kaliforninë Veriore.
Personi i armatosur u vra nga policia, sipas zyrtarëve lokalë.
Të paktën shtatë viktima, gjendja e të cilëve ende është bërë e ditur u dërguan në spital.
Njoftimet thonë se të shtëna të shumta u dëgjuan pranë Shkollës Fillore Rancho Tehama rreth orës 8 të mëngjesit.
Njeriu i armatosur nisi të shtinte pa dallim mbi njerëzit, tha ndihmësi i sherifit të Qarkut Tehama, Phil Johnston, për gazetarët.
Një fëmijë u qëllua në shkollën fillore dhe një tjetër në një kamion ndërkohë që një grua ishte plagosur, tha Johnston.
Facebook Forum