Një program për ekoturizmin në rajonin Cardamoms të Kamboxhias është duke ndihmuar në mbrojtjen e kafshëve në rrezik zhdukjeje. Ky program u ofron vendasve stimuj që ta mbrojnë pyllin në vend që ta shfrytëzojnë për qëllimet e tyre.
Rajoni Cardamoms në jugperëndim të Kamboxhias është një nga zonat më të gjera me pyje të egër në Azinë Juglindore ku gjenden rreth gjashtëdhjetë lloje kafshësh të kërcënuara, duke përfshirë tigrat, elefantët aziatikë, krokodilat siamezë dhe majmunët gibonë. Të lënë mënjanë nga mungesa e infrastrukturës dhe nga një prani e fortë e Khmerëve të Kuq në fund të viteve 1990, rajoni kishte mbetur praktikisht i mbyllur për të huajt për dekada me rradhë. Për shkak të varfërisë dhe mundësive të pakta për punë, banorë vendas si Chheung Kann kapnin kafshë në pyll për mish.
"Në të kaluarën kemi gjuajtur shumë kafshë të egra, por jo për tregti. Gjuanim vetëm për ushqim dhe kur kapnim një derr të egër, ose ndonjë kafshë tjetër, e ndanim me të gjithë fqinjët që të gjithë të kishin diçka për të ngrënë."
Kurthe të bëra vetë si ky që ish gjuetari Chheung Kourn shpjegon, janë efektive dhe vrasin kafshët e egra pa dallim, duke përfshirë edhe shumë specie në rrezik zhdukjeje.
"Më parë njerëzit që jetonin në këtë zonë duhej të ngrinin kurthe në xhungël dhe zakonisht përdornin kurthe si ky. Kur kafshët ecnin mbi të, kurthi mbyllej."
Tani, të dy ish gjuetarët punojnë si guida turistike. Në një përpjekje për të mbrojtur ekosistemin e brishtë të zonës, në tetor të vitit 2008, organizata Wildlife Alliance në bashkëpunim me komunitetin lokal nisi Projektin e Ekoturizmit të Bazuar në Komunitetin Chi Phat (CBET). Qëllimi i projektit është t’u japë banorëve të zonës stimuj për të mbrojtur pyllin në vend që të duan ta shfrytëzojnë atë në mënyrë të paqëndrueshme.
Zona Chi Phat, me rreth 2 mijë e 500 banorë, tani ka 21 qendra për pritjen e turistëve. 80% e të ardhurave nga turistizmi u shkon direkt ofruesve të shërbimit, ndërsa pjesa tjetër mblidhet në një fond të administruar nga Projekti i Ekoturizmit CBET për shpenzimet operative, infrastrukturën lokale, arsimin dhe kujdesin shëndetësor.
Në vitin 2010 e gjithë zona Chi Phat u përcaktua si zonë e mbrojtur nga qeveria, ku patrulla rojesh qarkullonin për të zbatuar ndalimin e gjuetisë dhe prerjes së pemëve.
Duke qëndruar në fshatin Chi Phat, turistët mund të eksplorojnë zona edhe më të gjera, duke shijuar shumëllojshmërinë e pabesueshme biologjike të rajonit. Tim Funkenberg është nga Gjermania.
"Sot kemi ardhur në xhungël për të parë natyrën dhe gjithë kafshët. Udhëzuesi ynë është shumë i dobishëm dhe ai na tregon shumë gjëra për natyrën dhe bimët. Mendoj se njerëzit duhet të vijnë këtu për të mbështetur këtë projekt. Ky është një vend i bukur ku mund të shijohet natyra duke ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit kamboxhian."
Shoku i tij Manuel Fabritius është dakord.
"Është një mënyrë për të ndihmuar njerëzit lokalë dhe për të mbrojtur mjedisin në të njëjtën kohë. Pra njerëz nga vende të ndryshme mund të vijnë për të përjetuar natyrën e bukur dhe për të ndihmuar vendasit."
Turistja italiane Francesca Feyles thotë se kjo është një mënyrë e mirë për të njohur njerëzit lokalë.
"Të jep shansin të jesh në kontakt të ngushtë me vendasit, të cilët edhe nëse nuk mund të flasin anglisht, përpiqen të komunikojnë me ne dhe na ofrojnë makarona nga ushqimi i tyre."
Deri tani, projekti duket të jetë i suksesshëm, me numrin e vizitorëve që shtohet me 50 për qind nga viti në vit. Banorët kanë kështu mundësi të sigurojnë të ardhurat e nevojshme që u lejojnë të qëndrojnë gjatë gjithë vitit në fshat, duke u dhënë mundësi fëmijëve të tyre të kenë arsimim dhe kujdes shëndetësor.
Ndërkohë, turistët mund të shijojnë bukuritë natyrore të mahnitshme të kësaj zone, me vetëdijen se janë duke ndihmuar në ruajtjen e saj.