Lidhje

Kanadezi në Guantanamo pranon fajësinë para gjykatës ushtarake


Kanadezi në Guantanamo pranon fajësinë para gjykatës ushtarake
Kanadezi në Guantanamo pranon fajësinë para gjykatës ushtarake

Një shtetas kanadez, i cili ishte ndaluar nga autoritetet amerikane që kur ishte 15 vjeç, pranoi fajësinë për 5 akuzat e ngritura ndaj tij për terrorizëm, në gjyqin që po zhvillohet në qendrën amerikane të burgimit në Guantanamo të Kubës. Omar Khadr, tani 24 vjeç, pranoi sot fajësinë, pas një marrëveshjeje për kufizimin e dënimit.

Dënimi i Khadrit pritet të njoftohet këtë javë. Një juri ushtarake me 7 anëtarë do të vendosë rreth dënimit, që nuk mund të jetë më i rëndë se sa është rënëd ajord në marrëveshje. Kushtet e marrëveshjes nuk janë bërë të njohura. Khadr akuzohet për hedhjen e një granade që vrau një ushtar amerikan në Afgansitan në vitin 2002.

Mes akuzave të ngritura ndaj tij janë vrasje, konspiracion, spiunazh dhe ndihma materiale për terroristët. Këto akuza mund të shoqëroheshin me burgim të përjetshëm. Avokati i Omar Khadrit kishte lënë të kuptohej se mendonte që mundësia më e mirë për klientin e tij ishte bashkëpunimi për marrëveshjen e kufizimit të viteve të tij të burgut. Khadr është i burgosuri i fundit perëndimor në Guantanamo. Gjyqi ndaj tij ka shkaktuar kritika ndërkombëtare për shkak të moshës që ai kishte në kohën kur u burgos.

XS
SM
MD
LG