Lidhje

Kancelarja Merkel i shtrin dorën e bashkëpunimit presidentit të sapozgjedhur francez


Kancelarja gjermane Angela Merkel po i bën thirrje presidentit të sapozgjedhur francez Francois Hollande, që të bashkohet me të në marrjen e “vendimeve të nevojshme” për zgjidhjen e krizës evropiane të borxheve.

Udhëheqësja gjermane i dërgoi sot një letër me urime zotit Hollande, me anë të së cilës e uron për fitoren e tij në zgjedhje. Zonja Merkel tha se ajo priste me padurim për të punuar me të për të përmbushur "përgjegjësitë e përbashkëta", në shërbim të interesave të Evropës dhe të dy vendeve të tyre. Dy udhëheqësit kanë në plan të takohen javën e ardhshme në Berlin, pasi zoti Hollande të ketë bërë betimin më 15 maj.

Zoti Hollande po bën thirrje për politika të reja për të nxitur rritjen ekonomike evropiane, por zonja Merkel ka përjashtuar një rinegocim të paktit të Bashkimit Evropian që kërkon kontrolle të rrepta të buxhetit.

XS
SM
MD
LG