Lidhje

Kanceri i prostatës dhe analiza PSA


Kanceri i prostatës dhe analiza PSA
Kanceri i prostatës dhe analiza PSA

Kanceri i prostatës dhe analiza PSA

Kancerin e prostatës është kancer i dytë më i shpeshtë mes amerikanëve. Analiza e "Antigjenit të Proteinave Specifike" ose PSA mund të jetë një parashikues i saktë i rrezikut nga ky lloj kanceri. Por një studim i ri tregon se analizat e shpeshta nuk janë të dobishme tek njerëzit me nivel të ulët PSA.

Mjekët kanë debatuar gjatë mbi të mirat dhe të këqijat e analizës PSA-së për zbulimin e kancerit të prostatës në fazën e herëshme.

PSA është proteinë e prodhuar nga qelizat e gjëndrës së prostatës dhe mund të përdoret për të zbuluar sëmundje të ndryshme, veçanërisht kancerin në prostatë. Shkencëtarët në Holandë matën nivelin e kësaj proteine tek më shumë se 80 mijë burra të moshës 55-74 vjeç. Rreth gjysma e tyre iu nënshtruan analizave dhe gjysma tjetër jo.

Pas 10 vjetësh, studjuesit vunë re se niveli i vdekjeve nga kanceri i prostatës ishte më i lartë mes burrave që kishin patur nivel të lartë PSA që në fillim të studimit. Burrat me nivel të mesëm e të lartë PSA përfituan më shumë nga analizat e herëshme. Njerëzit të cilët kishin nivele të ulëta PSA, nuk patën ndonjë përfitim dukshëm nga këto analiza.

Autorët e studimit thonë se analiza e shpeshtë PSA mund të çojë në trajtime dhe shpenzime të panevojshme mjekësore. Por pacientët u vëzhguan vetëm për 10 vjet, dhe shkencëtarët thonë se vëzhgimi i tyre më i gjatë mund të sjellë rezultate të tjera. Pacientët duhet të këshillohen me mjekun për të vendosur se sa shpesh ata duhet të kryejnë analizën për matjen e nivelit të PSA-së.

Telefoni celular, faktor rreziku për aksident me makinë

Dihet se dhënia e makinës në gjendje të dehur përbën rrezik edhe për shëndetin publik. Rrezik për jetën paraqesin edhe mospërdorimi i rripit të sigurimit dhe pirja e duhanit gjatë procesit të dhënies së makinës.

Këto pyetje janë të zakonëshme kur pacienti shkon tek mjeku.Tani, një pyetje e re ka filluar të bëhet në zyrën e mjekut: A flisni dhe dërgoni mesazhe me shkrim ndërsa i jepni makinës?

Më shumë se 275.000.000 amerikanë kanë telefonë celularë dhe për 81 për qind e tyre flasin ndërsa ngasin makinën. Si rrjedhim aksidentet në rrugë janë shtuar shumë, duke e bërë përdorimin e telefonit në makinë thuajse njësoj të rrezikshëm me dhënien e makinës në gjendje të dehur.

Ndërsa është vështirë të përcaktohet numrat e saktë i aksidenteve për shkak të përdorimit të celularit në makinë, një studim tregon se rreziku i një aksidenti të tillë është rritur 23 përqind. Në një studim kryer nga doktoresha Amy Ship, thuhet se mjekët duhet të ndjekin nga afër zhvillimet teknologjike për të njohur edhe rreziqet që sjellin ato.

Në studimin e botuar në revistën mjekësore të New Englandit, Amy Ship u bën thirrje të gjithë mjekëve që të përfshijnë në këshillat për pacientët edhe paralajmërimin për rrezikun që sjell përdorimi i telefonëve celularë gjatë dhënies së makinës. Ata që e pyesin pse për shoferin të flasë në telefon, qoftë edhe me blue tooth. është më e rrezikshme sesa të flasë me një pasagjer, mjekja Ami Ship përgjigjet; A do të doni ju që një kirurg të jetë duke folur në telefon, ndërsa ju operon?

Dieta me pak karbohidrate krahasuar me dietën me pak yndyrna

Një dietë me pak karbohidrate, kufizon përfshirjen e bukës, orizit, niseshtes dhe perimeve dhe frutave. Studiuesit thonë se nje diete me pak karbohidrate, është më e mirë sesa një diete me pak yndyrna. Gjatë një studimi u vu re se ndërsa të dy dietat ndihmuan pjesëmarrësit për të humbur peshë, personat që ndoqën ditën me pak karbohidrate kishin në organizmin e tyre nivele me të larta të kolesterinës së mirë se sa ata që ushqeheshin me ditetë me pak yndyrna.

Studimi u krye për të krahasuar dy dietat; me pak yndurna dhe me pak karbohidrate. Diteta me pak karbohidrate është e pasur me proteina, gjë që për shumë vite ka qënë një çështje debatesh. Disa ekspertë besojnë se dieta me pak karbohidrate kufizon vitaminat dhe mineralet për të cilat trupi ka nevojë.

Të dy dietat ndihmuar pjesëmarrësit në studim për të humbur peshë, por grupi me dietë em pak karbohidrate kishte një nivel më të lartë të kolesterinës së mirë ose HDL.

Pas dy vjet, të dy grupet e humbën mesatarisht 7 përqind të peshës së tyre trupore. Por tek personat në dietë me pak karbohidrate niveli i kolesterinës së mirë u rrit 23 përqind, ndërsa tek personat në dietë me pak yndyrna niveli i HDL-së u rrit 12 për qind. Në studim morrën pjesë 307 vetë. Të gjithë ishin mbi peshë, por askush nuk kishte probleme me diabetin apo kolestesterinën, kështu që ekspertët thonë tha se rezultatet e studimit mudn të mos vlejnë për persona në kushte të tjera shëndetësore. Autorët e studimit nuk janë në gjendje të thonë përse dieta me pak karbohidrate ndikon në shtimin e kolesterinës së mirë, por ata shtojnë se të dyja dietat janë të mira për njerëzit që përpiqen të bien nga pesha.

XS
SM
MD
LG