Lidhje

Kandidatët presidencialë republikanë përgatiten për garën e “së martës së madhe”


Kandidatët republikanë presidencialë janë disa ditë përpara votimit të rëndësishëm të quajtur “votimi i të martës së madhe”, ku 10 shtete zhvillojnë zgjedhjet paraprake. Pas këtyre zgjedhjeve mund të krijohet një ide më e qartë për kandidatin që udhëheq garën.

Ish guvernatori i Masachusetsit Mit Romney udhëheq sondazhet kombëtare, ndërsa ish senatori amerikan Rick Santorium kryeson sipas sondazheve në shtetin e rëndësishëm të Ohaios.

Sipas një sondazhi kombëtar të zhvilluar nga Gallup e të publikuar sot, Romney ka 35% të mbështetjes, ndërsa Santorium vetëm 24%. Kandidatët e tjerë, ish kryetari i dhomës së përfaqësuesve Newt Gingrich dhe përfaqësuesi i Texasit Ron Paul, kanë nga 15% dhe 11% respektivisht.

Por sipas një sondazhi në Ohaio, Santorium ka 35% të mbështetjes së votuesve republikanë , ndërsa Romney ka 31%. Gingrich është i treti me 17% ndërsa Paul është në shifrën 12%.

XS
SM
MD
LG