Lidhje

Kandidatët republikanë, përpjekjet e fundit para zgjedhjeve paraprake në Miçigan, Arizona


Kandidatët republikanë, përpjekjet e fundit para zgjedhjeve paraprake në Miçigan, Arizona
Kandidatët republikanë, përpjekjet e fundit para zgjedhjeve paraprake në Miçigan, Arizona

Pretendentët republikanë për president Mitt Romney dhe Rick Santorum sot po bëjnë fushatë në Miçigan, ku dy kandidatët janë në garë të fortë në zgjedhjet paraprake të këtij shteti.

Miçigani dhe shteti jupërëndimor i Arizonës nesër do të mbajnë zgjedhjet paraprake. Një javë më vonë, 10 shtete tjera do të organizojnë zgjedhjet paraprake në të njejtën ditë. Republikanët janë në procesin e zgjedhjes së kandidatit të tyre për president, i cili do të përballet me presidentin demokrat Barak Obama në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, të cilat do të mbahen në muajin nëntor.

Anketat e opinionit tregonë se ish guvernatori i Masaçusetsit Mitt Romney ka një epërsi të qartë ndaj ish senatorit të Pensilvanisë Rick Santorum.

Megjithëse Miçigani është shteti ku Mitt Romney ka lindur, ai është duke patur vështirësi në përpjekjet për të fituar mbështetjen e votuesve konservatorë, të cilët po mbështesin ish senatorin Rick Santorum. Anketat tregojnë se në Miçigan Romney dhe Santorum kanë mbështetje të barabartë, ndërkohë që kongresmeni Ron Paul dhe ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich janë mbrapa tyre.

XS
SM
MD
LG