Lidhje

Karzai, apel për bashkëpunim me fqinjët


Karzai, apel për bashkëpunim me fqinjët
Karzai, apel për bashkëpunim me fqinjët

Presidenti afgan Hamid Karzai tha sot se nuk do të ketë shpresa për paqen në vendin e tij, pa ndihmën nga fqinjët në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.

Zoti Karzai i bëri këto komente në një konferencë për Afganistanin që po u mbajt sot në Turqi. Ai tha se rrjetet terroriste vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim madhor për sigurinë e Afganistanit. dhe se grupet që kryejnë “një fushatë shkatërrimi të pamëshirshme” brenda në Afganistan i kanë strehimet e tyre jashtë vendit.

Zoti Karzai i bëri thirrje Pakistanit ta ndihmojë vendin e tij të negociojë me udhëheqësit kryesorë talebanë, për të cilët ai tha se ndodhen në Pakistan.

Në Stamboll u mblodhën sot përfaqësues nga 20 vende dhe pjesëtarë të agjencive të ndihmave për takimin një ditor që u përqëndrua tek siguria dhe zhvillimi ekonomik i Afganistanit, ndërsa trupat e huaja përgatiten të largohen prej andej. Zyrtarët në takim diskutuan për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe mbi përpjekjet e afganëve për t’i dhënë një zgjidhje politike konfliktit 10-vjeçar.

XS
SM
MD
LG