Lidhje

Karzai: Sulmet e së martës shkaktuan vrasjen e të paktën 80 vetave


Karzai: Sulmet e së martës shkaktuan vrasjen e të paktën 80 vetave
Karzai: Sulmet e së martës shkaktuan vrasjen e të paktën 80 vetave

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai thotë se sulmet e së martës kundër pakicës shiite kanë shkaktuar vrasjen e të paktën 80 vetave, numër ky shumë i madh se sa shifra prej 59 që u njoftua më parë.

Në një fjalim që mbajti në Kabul, presidenti Karzai tha se mësoi sot rreth numrit të ri të viktimave dhe fajësoi për sulmet njerzit që përpiqen të minojnë paqen në Afganistan. Në sulmin e 6 dhjetorit, një person hodhi veten në erë afër një tempulli në kryeqytet, ku shiitët po festonin ditën e Hashuresë, ndërsa një shpërthim më i vogël ndodhi afër një tempulli shiit në qytetin verior të Mazar-e-Sharifit.

Grupi militant Lashkar-e-Jhangvi me bazë në Pakistan mori përgjegjësinë për sulmin në Kabul, duke ngjallur frikën se Afganistani mund të përballet me shpërthimin e dhunës mes Sunive dhe Shiitëve, siç ndodh shpesh në Pakistan dhe Irak.

Ndërkohë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Afganistan, Rajan Krokër, tha dje se nuk ka të ngjarë që sulmet e rënda me pasoja vdekjeprurëse kundër shitëve në Afganistan do të shkaktojnë një cikël dhune sektare në vend.

Diplomati veteran tha se bazuar në reagimet e udhëheqësve shitë, të cilën kanë bërë thirrje për qetësi, ai nuk mendon që sulmet të kthehen në një konflikt sektar.

XS
SM
MD
LG