Presidenti afgan Hamid Karzai po kërkon të zbusë shqetësimet e Pakistanit, lidhur me arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me armikun historik të Pakistanit, Indinë.
Në fjalën e tij në Nju Dehli, në fund të vizitës zyrtare dy-ditore, zoti Karzai e cilësoi Pakistanin si një “vëlla binjak”, duke thënë se marrëveshja me Indinë, nuk do të ndikojë në marrëdhëniet midis dy shteteve.
Marrëveshja për bashkëpunim strategjik midis Indisë dhe Pakistanit u nënshkrua dje nga Presidenti Karzai dhe Kryeministri indian Manmoan Singh dhe ajo synon forcimin e bashkëpunimit mbi sigurinë, tregëtinë dhe shkëmbimet shoqërore dhe kulturore. Marrëveshja gjithashtu përmban premtimin nga ana e Indisë për të ndihmuar në stërvitjen e forcave afgane të policisë dhe ato ushtarake.
Ky është pakti i parë gjithëpërfshirës i nënshkruar nga qeveria afgane me një aleat të huaj, që nga fillimi i luftës në vitin 2001.