Bashkësia e gazetarëve dhe e mediave kundërshtoi sot vendimin e KQZ për t’u njohur partive politike të drejtën që të përgatitin kronika televizive për fushatën zgjedhore dhe u kërkoi mediave televizive që t’i transmetojnë ato. Gazetarët thonë se ky vendim cënon lirinë e shtypit dhe përbën shkelje të ligjeve e të kushtetutës.
Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa, thotë se “KQZ dhe bordi i monitorimit të mediave pranë tij e zyrtarizon këtë praktikë absurde, që shkel çdo etikë dhe rregull të shtypit të lirë, dhe dhunon integritetin e redaksive të shtypit”.
Nga zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2011 disa parti u ofronin mediave televizive kronika të gatshme nga tubimet e shumta zgjedhore të shpërndara në të gjithë Shqipërinë, dhe disa prej tyre zunë t’i transmetonin në pamundësi për t’i mbuluar vetë ato.
Një nga drejtuesi i redaksisë së lajmeve në televizionin Top Channel, Bledar Zaganjori, tha se “në 2011 KQZ mori një vendim të ngjashëm për kasetat dhe Kolegji Zgjedhor e hodhi poshtë si të paligjshëm”.
Gazetarët mendojnë se bashkëpunimi mes mediave duhet të jetë më i madh për çështje të rëndësishme parimore, sepse partitë gjithmonë gjejnë të çara mes tyre, për të arritur qëllimet e veta politike.
Drejtuesi i redaksisë së lajmeve në televizionin News 24, Enton Abilekaj, ka kundërshtuar me kohë këtë praktikë, por ai thotë se “pafuqia e disa mediave për të pasqyruar vetë fushatën i shtyn ato në tundimin për të përdorur kaseta të gatshme nga partite”.
Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi, deklaroi se “vendimi për videokasetat e partive bazohet në Kodin Zgjedhor dhe kush ka ankesa të drejtohet në Kolegjin Zgjedhor”.
Disa media edhe në 2011 edhe sot vendosën që të mos i transmetojnë ato kronika që vijnë të gatshme nga partitë, por disa media të tjera i transmetojnë këto kaseta, duke bërë që në 6 ekrane të shfaqet e njëjta kronikë me të njëjtat fjalë, me të njëjtat pamje dhe me të njëjtat deklarata politikanësh.
Gazetarët pritet të zhvillojnë nesër një tubim proteste para selive partiake dhe institucioneve shtetërore që lidhen me mediat për t’i dhënë fund kësaj praktike censuruese, sipas tyre, prapa të cilës fshihet propaganda dhe njëanshmëria partiake, duke mos i lënë të lirë reporterët që të pasqyojnë fushatën nga këndvështrimi i tyre qytetar.