Lidhje

Gjykatësi Kavanaugh: Nuk tërheq kandidaturën


Gjykatësi Brett Kavanaugh i doli në mbrojtje karrierës dhe figurës së tij përballë akuzave për sulm seksual. Në një dëshmi plot emocione, dukshëm i prekur dhe i revoltuar, Gjykatësi Kavanaugh, i emëruar i Presidentit Trump për anëtar i Gjykatës së Lartë, foli para Komisionit Juridik të Senatit për një fushatë të koordinuar të kundërshtarëve të tij për të njollosur emrin e tij.

"Këto përpjekje nuk do të detyrojnë të tërheq kandidaturën," tha prerazi zoti Kavanaugh.

Gjykatësi dëshmoi të enjten pasdite, disa orë pas dëshmisë së Christine Blasey Ford e cila e akuzoi zotin Kavanaugh se në 1982 ishte përpjekur ta përdhunonte në një mbrëmje të rinjsh, kur të dy ishin adoleshentë.

Zoti Kavanaugh i hodhi poshtë kategorikisht rrëfimet e zonjës Ford. "Unë ndjej keqardhje për të. Vajzat e mia janë lutur për të. Por unë nuk e kam sulmuar atë, apo askënd tjetër seksualisht," tha zoti Kavanaugh.

Ai përmendi disa herë gjatë dëshmisë së tij akuza të ngritura kundër tij nga anëtarë të Kongresit, terma dhe epitete të përdorura që ai tha se dëshmojnë një tendencë negative kundër tij dhe kandidaturës së tij për anëtar i Gjykatës së Lartë.

"Betohem para Zotit, para miqve e familjes, para vendit se jam i pafajshëm," tha ai në mbyllje të dëshmisë së tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG