Lidhje

Kazakistani punon me SHBA për ngjarjen e Bostonit


Kazakistani thotë se po bashkëpunon me autoritetet amerikane, pasi dy shtetas kazakë u arrestuan nën akuzat për pengim të drejtësisë në procesin hetimor lidhur me shpërthimet vdekjeprurëse në Maratonën e Bostonit. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Kazakistanit dënohej çdo fromë terrorizmi.

Dje Shtetet e Bashkuara ngritën akuza dhe arrestuan tre të rinj, dy kazakë dhe një amerikan lidhur me sulmet e Bostonit. Të tre ata ndjekin të njëjtin kolegj me të akuzuarin për sulmet, Dzhokar Tsarnaev. Ata akuzohen se e kanë ndihmuar 19-vjeçarin pas shpërthimeve të 15 prillit që lanë 3 të vrarë dhe mbi 270 të plagosur.

Shtetasit kazakistanas kanë hequr dorë nga e drejta për të kërkuar lirim me kusht. Ata do të mbahen në burg deri në paraqitjen e ardhshme para gjykatës, më 14 maj. Kërkesa e të tretit po rishikohet.

Të dyshuarit akuzohen se kishin komplotuar për të shkatërruar një kompjuter dhe një çantë shpine që i përkiste Dzhokar Tsanaevit. Të tre ata mund të dënohen me burgim dhe gjoba të rënda nëse shpallen fajtorë.
XS
SM
MD
LG