Lidhje

Historia e Këngës “Battle Hymn of the Republic”


Një libër i ri tregon historinë e një prej këngëve më të hershme të Shteteve të Bashkuara.

please wait

No media source currently available

0:00 0:03:53 0:00
Direct link

Edhe pse “Battle Hymn of the Republic” është një këngë mbi 150 vjeçare, ende pëlqehet nga amerikanët e të gjithë bindjeve politikë. Sipas Ben Soskis, bashkautorit të një libri rreth këngës, kjo ndodh sepse kënga është veçanërisht prekëse për amerikanët.

“Ideja se amerika ka një përgjegjësi për të mbështetur paqen dhe lirinë në botë.”

Por kënga nuk nisi kështu. Kaloi një rrugë gjarpëruese për të arritur statusin e ikonës që ka sot.

Melodia, thotë zoti Soskis, u mor nga kënga “On Canaan’s Happy Shore.”
Pesëdhjetë vite më vonë, gjatë Luftës Civile amerikane, kjo këngë ishte popullore mes një grupi ushtarësh të veriut në Boston, dhe në batalionin e tyre ishte një burrë i quajtur John Brown – i njëjti emër i një aktivisti të famshëm kundër skllavërisë, të cilin e varën pasi u përpoq të fillonte një kryengritje skllevërish në vitin 1859. Të tjerët në batalion bënin shpesh John Brownin meqë kishte një emër kaq të famshëm.

Përfundimisht, zoti Soskis thotë se burrat i kthyen shakatë në këngë. Dhe melodia që ata zgjodhën ishte “Canaan’s Happy Shore.” Me kalimin e kohës, “John Brown’s Body” u bë një këngë marshi.

“Me siguri, një nga këngët për marshim më popullor për ata që mbështesnin bashkimin e shteteve.”

Në ditët e para të Luftës Civile Amerikane, poetja Julia Ward Howe vizitoi Uashington DC-në me disa personalitete të tjerë. Jashtë qytetit ajo u bllokua në një rrugë plot ushtarë. Për të kaluar kohën , thotë zoti Soskis, trupat e Bashkimit po këndonin një version të zhurmshëm të “John Brown’s Body.”

Ajo u kthye në hotelin e saj, tha ai, dhe u zgjua në mes të natës, sepse i erdhi frymëzimi për fjalët e këngës.

Pas Luftës Civile , kishte shumë njerëz të cilët donin ta bënin Battle Hymn of the Republic himnin e Shteteve të Bashkuara. Kjo lëvizje dështoi, kryesisht se amerikanëve nga jugu nuk u pëlqente kënga nga veriu me melodinë triumfuese.

“Fjalët e saj bëjnë thirrje për të shtypur Konfederatën sikur të ishte një gjarpër nën thundrën e dikujt.”

Pas disa dekadave, megjithatë, vargjet rreth gjarprit u hoqën dhe kënga u përqafua edhe në jug . Fjalët e reja u shkruajtën për shkaqe të reja nga aktivistët të cilët mendonin jo vetëm se “e vërteta marshonte,” por se ajo marshonte në anën e tyre .

Lëvizja e parë për të drejtat e fuqisë punëtore në Amerikë, po ashtu e përqafoi melodinë. Romani i John Steinbeck-ut kundër varfërisë “The Grapes of Wrath” e mori titullin nga kënga . The Battle Himn of the Republic u këndua gjatë Lëvizjes për të Drejtat Civile . Dhe fjalët e fundit që Martin Luther King , Jr foli në publik ishin nga teksti i Julia Ward Howe-së.

“Unë nuk jam njeri që trembet ! Sytë e mi kanë parë lavdinë e ardhjen e Zotit!”

Zoti Ben Soskis thotë se kënga vazhdon të pëlqehet, sepse, për mirë apo keq, ajo flet për kuptimin e Amerikës në vetvete si një vend me një mision.
XS
SM
MD
LG