Lidhje

Pesë këngët më të preferuara të kësaj jave


Kësaj jave kemi vetëm një këngë të re, por që është shumë e bukur. Atë do ta ndiqni pas pak, por për tani, le të fillojmë me këngën në vendin e pestë, ku Daft Punk dhe Pharrell Williams zbritën nga vendi i katërt i javës së shkuar me “Get Lucky.”

please wait

No media source currently available

0:00 0:08:15 0:00
Direct link

Me rënien në vendin e pestë, Daft Punk dhe Pharrell Williams me këngën “Get Lucky,” ka mundësi që ata të heqin dorë nga dëshira për të fituar vendin e parë. Megjithatë, albumi i tyre Random Access Memories ishte shumë i suksesshëm këtu në Shtetet e Bashkuara, ndërsa “Get Lucky” u përhap në më shumë se 20 vende në botë, nga Australia në Islandë.

Edhe grupi Imagine Dragons humbi një vend në renditje kësaj jave. Vokalisti Dan Reynolds thotë se ata dikur këndonin për sallat gjysëm boshe të kazinove të Las Vegasit. Se si kanë ndryshuar gjërat për ta, do t’ju tregojmë pas këngës.

Grupi Imagine Dragons zbriti në vendin e katërt me këngën “Radioactive,” nga albumi i tyre Night Visions. Pasi u bënë të famshëm në qytetin e tyre të Las Vegasit, të shtetit Nevada, këta katër djem tani janë të famshëm në të gjithë botën. Kësaj fundjave, ata do të marrin pjesë në Festivalin e Verës Sonic në Japoni, dhe pastaj do të vazhdojnë në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe Miley Cyrus zbriti në vendin e tretë me këngën e saj “We Can’t Stop. Ajo kishte disa justifikime kësaj jave – ju tregojmë detajet në vijim.

Miley Cyrus hap rrugën për albumin e ardhshëm, i katërti i saji, me “We Can’t Stop,” dhe kësaj jave zbriti në vendin e tretë. Në një intervistë për revistën Notion, 20 vjeçarja thotë se pavarësisht videove dhe rrobave të saj provokative, ajo nuk është vulgare – në fakt, ajo thotë se është një nga artistët e rinj më punëtorë. Miley shton se ajo thjesht po jeton ëndrrat e saj tani për tani.

Po pse kanë humbur vendet e mëparshme këta tre këngë? Ja përse: grupi One Direction zuri vendin e dytë më këngën e re “Best Song Ever.”

One Direction hyn në renditjen e revistës Billboard në vendin e dytë më këngën me titullin mjaft modest “Best Song Ever.” Harry Styles dhe grupi i tij janë në turne në Shtetet e Bashkuara deri të shtunën, dhe pastaj do të shkojnë në Australi, Zelandën e Re, dhe Japoni.

Robin Thicke vazhdon sundimin e renditjes në vendin e parë për të tetën javë me rradhë, me këngën “Blurred Lines” me T.I . dhe Pharrell. Jo vetëm që është kënga që ka qëndruar më gjatë në vendin e parë këtij viti në Shtetet e Bashkuara, por Robin ka gjithashtu një album të ri që po sundon tregjet në Mbretërinë e Bashkuar.
XS
SM
MD
LG