Lidhje

Pesë këngët më popullore të kësaj jave


Dhe tani në vazhdim do t’ju njohim me pesë këngët më të mira të javës, sipas renditjes së revistës Billboard për 100 këngët më të preferuarat të muzikës pop, për javën që mbaron me 16 nëntor. Në klasifikimin e kësaj jave bie në sy një arritje e veçantë, një artist barazon një rekord 49 vjeçar.

please wait

No media source currently available

0:00 0:07:24 0:00
Direct link

Avicii zbret një vend më poshtë, në atë të pestin, me “Wake Me Up!” 24-vjeçari suedez, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, thotë se menaxheri i tij e bëri atë të interesohej në muzikën popullore bashkëkohore. Avicii thotë se ai e përfshiu në albumin e tij “True”, sepse askush tjetër nuk po bënte një gjë të tillë - dhe njerëzit e kanë pëlqyer: janë shitur qindra mijëra kopje të “Wake Me Up!” në të paktën 11 vende në botë.

Duke zbritur nga vendi i dytë i javës së mëparshme në vendin e katërt, kemi Katy Perry me “Roar.” Katy u nderua me çmime në ceremoninë e rrjetit MTV për Evropën – hollësitë pas këngës.

Katy Perry zbret dy vende me “Roar.” Të dielën, Katy fitoi çmimin “Artistja Më e Mirë” për çmimet e MTV Music për Evropën, ceremonia e të cilëve u mbajt në Amsterdam.

Artisti që fitoi trofetë për Hip-Hopin më të Mirë dhe “Ikona Globale” ishte Eminemi, dhe ai pati një javë të suksesshme edhe në renditjen e kësaj jave. Kënga e tij “The Monster,” zë vendin e tretë gjatë javës së parë në treg.

Eminemi ka bashkëpunuar edhe njëherë me Rihannën me këngën “The Monster” që zë vendin e tretë. Mund të mbani mend bashkëpuninim tjetër të dy artistëve, këngën e suksesshme të vitit 2010 “Love the Way You Lie.” “The Monster” është një nga katër këngë të Eminemit që kanë arritur të zënë vende në 20 këngët më të mira të renditjes së kësaj jave. Asnjë artist tjetër nuk ka patur kaq shumë këngë në njëzetshen më të mirë që nga prilli i vitit 1964, kur grupi Beatles pati gjashtë ...dhe kjo ka ndodhur 49 vjet më parë!

Pjesa tjetër e renditjes përfshin këngë që kanë disa javë që qëndrojnë në majë të renditjes. Siç pritej, Miley Cyrus provokoi debat për atë që bëri gjatë ceremonisë së MTV Music Awards për Evropën, dhe kësaj jave ajo zë vendin e dytë me “Wrecking Ball.”

Miley Cyrus ngjitet në vendin e dytë, nga vendi i tretë i javës së mëparshme. Të dielën e kaluar, Miley ishte në Amsterdam për çmimet muzikore të MTV-së ku ajo fitoi çmimin për Videon më të Mirë, ndërsa ndezi një “cigare” të dyshimtë në skenë.
Vendin e parë, edhe kësaj jave e zë Lorde, për të gjashtën javë radhazi, me “Royals.”

Lorde vazhdon në majë të renditjes së revistës Billboard me “Royals.” Ajo ka ri-interpretuar këngën “Everybody Wants to Rule the World,” të grupit Tears for Fears, e cila do të përfshihet në kolonën zanore të filmit The Hunger Games: Catching Fire. Ajo këngë pati zënë vendin e parë të renditjes në qershor të vitit 1985, 11 vjet para se Lorde të kishte lindur.
A do të vazhdojë ajo në vendin e parë edhe për një javë tjetër? Atë do ta mësojmë pas shtatë ditësh.
XS
SM
MD
LG