Lidhje

Pesë këngët më të suksesshme të javës


Java e kaluar solli të papritura të shumta në radhitjen e pesë këngëve më të mira. Këtë javë ka patur një ngecje në vend, pra asgjë nuk ka lëvizur. Në vend të pestë janë Jay Z and Justin Timberlake me “Holy Grail.”

Jay Z dhe Justin Timberlake janë edhe këtë javë në vend të pestë me “Holy Grail.” Dyshja sa përfundoi turneun në Amerikën e Veriut dhe më 1 nëntor Jay Z do të interpretojë për herë të parë në Lindjen e Mesme. Ai do të shkojë në Abu Dhabi për të marrë pjesë në fundjavën e Cmimit të Madh, ku do të interpretojnë edhe Muse dhe Depeche Mode.

Daft Punk dhe Pharrell Williams po ashtu mbeten në vend të katërt me hitin e tyre “Get Lucky.” Ata po bashkëpunojnë për një këngë tjetër.

Këtu në Shtetet e Bashkuar kënga e tyre nuk kaloi kurrë më lart se numri dy. Daft Punk dhe Pharrell Williams bashkëpunuan gjithashtu për këngën “Lose Yourself To Dance” kënga tjetër e albumit të Daft Punk’s, Random Access Memories.

Në të njejtin vend, në numrin tre mbetet një grup që dikur interpretonte në salla të mbushura përgjysëm në Las Vegas. Por kohërat kanë ndryshuar për Imagine Dragons. Le të dëgjojmë këngën “Radioactive.”

Muzikantët e grupit Imagine Dragons thonë se dëgjuan për herë të parë këngën e tyre në radio vitin e kaluar, ndërsa po ktheheshin në Los Angeles nga shkretëtira ku kishin xhiruar një video për kënhën e tyre “Tani është koha”. Këngëtari kryesor i tyre Dan Reynolds thotë se suksesi i tyre i jashtëzakonshëm ishte krejtësisht i papritur, por i mirëpritur.

Ende në vend të dytë është Miley Cyrus, e cila po përgatit albumin e katërt. Ja kënga e saj “We Can’t Stop.”

Miley e ka titulluar albumin e saj të katërt Bangerz. Ky album del në treg më 8 tetor, para albumeve të tjera konkurruese nga Katy Perry dhe Lady Gaga. Miley pati një rënie këtë javë pasi Ellie Goulding I zuri vendin e parë në klasifikimin britanik me këngën “Burn.”

Për Robin Thicke vazhdon të ketë vetëm qiej të kaltër dhe drita jeshile. “Blurred Lines” vazhdon të mbajë vendin e parë në Shtetet e Bashkuara për të dhjetën javë me radhë.

Robin Thicke vazhdon të dominojë në vendin e parë për të dhjetën javë rradhazi me “Blurred Lines,” një bashkëpunim me T.I. dhe Pharrell Williams. Është e para herë që një këngë qëndron për dhjetë javë radhas në krye të klasifikimit që nga viti 2011, kur Rihanna arriti të njëjtin sukses me “We found Love”.
XS
SM
MD
LG