Lidhje

Pesë këngët më të preferuara të javës


Këtë javë në krye të klasifikimit është një këngë e re, por këngëtarja nuk e ka për herë të parë që qëndron në fron. Por para se të mbërrijmë tek kënga kryesuese, le të fillojë me vendin e pestë, ku gjejmë reperin Eminem dhe Rihannën me këngën Monster. Të dy artistët arritën kohët e fundit të bëhen pjesë e një liste prestigjoze. Detajet, pas këngës.

please wait

No media source currently available

0:00 0:10:06 0:00
Direct link

Kënga Monster e Eminem dhe Rihannës edhe këtë javë në vendin e pestë. Ndërkohë Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike publikoi listën e saj me 10 interpretimet më të njohura në botë dhe si Eminemi dhe Rihanna janë pjesë e listës. Ajo është në vendin e tetë, ai në të dytin. Në rast se jeni kuriozë, grupi One Direction zuri vendin e parë.

Grupi A Great Big World dhe Christina Aguilera këtë javë gjenden në vendin e katërt të klasifikimit të Billlboard me "Say Something".

Dyshja A Great Big World publikoi albumin e parë më 21 janar. Albumi debutues titullohet “Is There Anybody Out There?” pra, “A po dëgjon njeri?” Përgjigja është pa dyshim: "po", sepse albumi nisi me një pozicionim shumë të mirë në renditjen e fundit të revistës Billboard për albumet më të mira.

Duket se grupi OneRepublic nuk do të mund të arrijë momentin historik në klasifikimin amerikan. Edhe pse kënga Counting Stars kapi majat e klasifikimeve në Mbretërinë e Bashkuar, ajo u ndal në vendin e dytë këtu në SHBA. Deri më sot, grupi nuk ka kryesuar asnjëherë klasifikimin e 100 këngëve më të mira, por natyrisht kjo mund të ndryshojë javën e ardhshme.

Ndoqët OneRepublic me “Counting Stars” në vendin e tretë. Ndërkohë Pitbull dhe Ke$ha i japin fund mbretërimit të tyre në klasifikim me këngën "Timber", duke u ulur në vendin e dytë. A e dini që Ke$ha nuk ishte zgjedhja e parë për këtë këngë? Detajet

Në vendin e dytë ndoqët Pitbull dhe Ke$ha me "Timber". Ke$ha nuk ishte zgjedhja e parë për të kënduar këtë këngë me Pitbull, pasi ai fillimisht dëshironte Rihannën, por ajo ishte e zënë duke regjistruar duetine e saj me Shakira-n, "Can’t remember to Forget You".

Ndërsa në vendin e parë të klasifikimit të 100 këngëve më të mira të muzikës pop për këtë javë sipas revistës Billboard gjejmë Katy Perry, me Dark Horse. Ju lëmë në shoqërinë e këngës.
XS
SM
MD
LG