Lidhje

5 këngët më të preferuara të javës


Kampioni i kësaj jave në klasifikim ilustron aksiomën se nuk ka publicitet të keq. Para se të shpjegojmë arsyen, le të fillojmë të flasim për vendin e pestë, ku gjejmë Avicii me "Wake Me Up!" Ishte pranë por jo fitore për DJ-in suedez në klasifikimin e albumve ndërkombëtare - detajet vijnë më pas.

please wait

No media source currently available

0:00 0:06:24 0:00
Direct link

Artisti suedez Avicii kalon një tjetër javë në vendin e pestë me “Wake Me Up!” Javën e kaluar, Avicii nxori albumin e tij të parë me titullin “True”; ai arriti vendin e dytë në Australi dhe Britani.

Robin Thicke ishte pothuajse në krye të klasifikimit me këngën “Blurred Lines”. Këtë javë megjithatë, Robin, T.I. dhe Pharrell (fa-RELL) bie dy vende duke u radhitur në të katërtin.

Robin Thicke në vendin e katërt pra me këngën hit “Blurred Lines” ku bashkëpunoi me T.I. dhe Pharrell. Kjo këngë u shit në më shumë se 5 milion kopje në vetëm pesë muaj në Shtetet e Bashkuara – më shpejt se të gjitha këngët e tjera në historinë dixhitale.

Kjo ka qenë një periudhë pritje për këngëtaren Lorde. Albumi i saj i parë “Pure Heroine” do të dal në shitje më 30 shtator, ndërsa kënga e saj “Royals” radhitet në vendin e tretë.

Lorde me “Royals” mban vendin e tretë në klasifikim. Albumi i saj do të jetë në shitje të hënën – por këtë javë e gjeni atë të mundur në disa faqe elektronike.

Katy Perry është një vend më poshtë pasi kaloi dy javë në krye të klasifikimin me “Roar,” tani në vendin e dytë. Katy Perry jo më në vendin e parë por jo edhe aq larg me “Roar” këtë javë në vendin e dytë. Katy Perry interpreton në Londër më 30 shtator dhe pastaj kthehet në Kaliforni ku më 23 tetor ajo do të interpretoi për një koncert bamirësie në Hollivud për shoqatën Young Survival Coalition, që ndihmon gratë me kancerin e gjiriti në mbarë botën.

Këngëtarja që është në krye të klasifikimit këtë javë jo vetëm që mban vendin e parë të klasifikimit në Shtetet e Bashkuara por ajo e bën këtë duke thyer rekorde: Miley Cyrus nga vendi i 22-të në të parin me “Wrecking Ball.”

Miley Cyrus është në vendin e parë të klasifikimit ndërsa kënga e saj “Wrecking Ball” bën kalimin spektakolar duke avancuar 21 vende. Kënga e debatueshme mund të sjell më shumë fitime kur të dalë në shitje: albumi Bangerz del më 8 tetor dhe mund të bëhet albumi i saj i tretë në vendin e parë.
XS
SM
MD
LG