Lidhje

Këngëtari Graham Colton hedh në treg albumin “Pacific coast eyes”


Artisti Graham Colton ia dedikon suksesin e tij programit “American Idol”. Ndonëse nuk ka qenë as pjesmarrës dhe as pjesë e këtij programi, një nga këngët e tij u përzgjodh si kënga shoqëruese për momentin e eliminimit të njërit prej konkurrentëve.

Ëndrra e parë e realizuar e Graham Coltonit, ishte futbolli.

Ai drejtonte skuadrën e gjimmnazit në kampionatin e vitit 1998.

Por edhe atëherë, shumicën e kohës e kalonte duke u marrë me muzikë.

“Muzika ka qenë pjesë e jetës sime. Kur luaja futboll, të premteve dhe të shtunave në mbrëmje unë interpretoja në një restortant meksikan. “

Marrë nga “Universal Repub.lic, Graham Colton Music

CD e re e Graham Coltonit titullohet “Pacific coast eyes”. Ky album është shumë i ndryshëm nga albumet e mëparshme.

“Ky është albumi i tretë. Është krejtësisht i ndryshëm sepse jam një artist i pavarur sërish. Me ndryshimet që pëson fusha e muzikës më dukej sikur nuk kisha më vend në të “.

“Ka qenë përvoja më e vlefshme dhe ndoshta albumi më i vlefshëm që kam patur, është krejtësisht produkt i imi”.

Si artist, Grahami thotë se nuk e konsideron veten këngëtar. Ai beson se thjesht ka kënduar këngët që ai ka shkruar.

Si njeri i biznesit, Graham thtoë se teknologjia ka hapur dyer të reja .

“Ke më shumë mundësira që të takohesh me njerëzit duke shtypur vetëm një buton sot, por ka konkurrencë të një natyre tjetër. Kohët po bëhen më sfiduese, por ajo që bëj është që përpiqem të bashkoj pikat e një figure, për të krijuar të tërën. Është koha më e mirë për t’a bërë këtë”.

Graham pranon se i pëlqen të jetë njeriu që menaxhon muzikën e tij dhe që krijon karakteret e këngëve të tij. Suksesi i tij i madh erdhi nga kënga “Best Days” e cila është kënduar çdo mbërmje në programin American Idol të vitit 2007.

“Ky moment ishte një pikë kthese për mua. Ishte gjëja më e bukur të ndjesh që je i aftë të shkruash këngë, që mund të shkruash diçka mbasdite për 5 minuta, dhe kjo gjë të të ndryshojë jetën”.

Graham Colton është në turne për të publikuar cd e tij të re “Pacific coast eyes”.

XS
SM
MD
LG