Lidhje

Këngëtarja dhe aktorja Whitney Houston vdes në moshën 48-vjeçare


I
I

Whitney Huston, një prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore, u nda nga jeta dje pasdite në orën lokale 15.55 në hotelin Beverly Hilton të Beverly Hillsit, ku janë mbledhur artistët që do të marrin pjesë në mbrëmjen e sotme të çmimeve muzikore Grammy.

48 vjeçarja Huston pati një jetë të mbushur me sukses, zhgënjime, probleme dhe arritje artistike si askush tjetër. Nga mesi i viteve 1980 deri në fundin e viteve 1990, ajo ishte vajza e artë e industrisë së muzikës amerikane, e cila shënoi një shifër rekord shitjesh të albumeve të saj, 55 milion vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 1985 ajo hodhi në treg albumin e saj të parë me titull “Whitney Huston” i cili u shit miliona kopje anembanë botës.

Çmimin e parë Grammy e fitoi me këngën e saj “Saving all my love for you”, e cila u pasua edhe nga këngë të tjera të suksshme që e ngjitën në krye të klasifikimeve dhe të shitjeve anembanë botës si “How will I know you” apo “I wanna dance with somebody”

Martesa e saj me Boby Brown në vitin 1992 u pa me skepticizëm nga ata që i njihin të dy. Ajo tashmë e kurorëzuar me titullin e princeshës së muzikës pop, ndërsa ai me profilin e një njeriu problematik.

Martesa e tyre u krye në vitin 1992 dhe në vitin 1993 lindi vajze e tyre e vetme Bobbi Christina.

Martesa e tyre pati një sërë problemesh, pasi Bobby Brown u arrestua disa herë për përdorim substancazh, mosrepesktim ligji, sjellje agresive ndaj Whitnieyt si dhe neglizhencë ndaj fëmojëve që kishte nga marrëdhniet e mëparshme.

Por problemet nisën edhe për Whitnin. Ajo nisi të përdorte drogë në jetën e saj personale edhe gjatë pjesmarrjeve të saj koncertore të cilat sollën tërheqjen e saj nga skena e muzikës dhe përpjekjet për të shpëtuar nga varësia ndaj drogës. Edhe divorci me Boby Brown në vitin 2007 nuk ndihmoi shumë në këtë aspekt. Tashmë Whitnei i përkiste kategorisë së njerëzve që përpiqeshin të gjenin shpëtim tek klinikat për t’iu kthyer jetës normale.

Në vitin 2009 ajo u rikthye suksesshëm me albumin e saj “I look to you”, por pjesmarrjet e saj në koncerte lanë shumë për të dëshiruar.

Jeta e 48 vjeçare Whitney Huston, ishte jeta e një dive të muzikës e cila në momentet e saj të arta solli kulme të papërsëritshme në muzikën amerikane e botërore.

Presidenti i akademisë së regjistrimeve të artit dhe shkencës, thotë:

“Ka vetëm një Whitney Huston. Ndoshta nuk do të ketë kurrë një të dytë. Vdekja e saj është humbje për të gjithë ne”.

Diva e muzikës pop do të mbetet e ngulitur në kujtesën e shikuesve anembanë botës si personazhi i filmit “Truproja” jo vetëm me interpretimin në krah të Kevin Costnerit, por edhe për këngën e mrekullueshme “I will always love you” e cila e ka përjetësuar zërin e saj magjik në dashurinë e miliona e miliona njerëzve që kanë ëndërruar e kënduar në gjuhën e saj, gjuhën e muzikës.

XS
SM
MD
LG