Lidhje

Autoritetet keniane ndalojnë tetë persona


Autoritetet keniane thanë se po mbajnë të ndaluar tetë persona në lidhje me rrethimin vdekjeprurës katër-ditor në qendrën tregtare në Nairobi.

Ministri i Brendshëm Joseph Ole Lenku u tha gazetarëve sot se autoritetet kanë liruar tre të dyshuar të tjerë.

Në fillim të javës, zyrtarët thanë se pesë militantë të dyshuar u vranë, ndërsa trupat dhe policia ndërhynë për të rimarrë kontrollin e qendrës Westgate.

Numri zyrtar i viktimave nga rrethimi është 72.

Hetuesit vazhdojnë të kërkojnë në rrënoja në qendrën pjesërisht të shkatërruar. Sot, Kryqi i Kuq Kenian tha se 59 persona mbeten të zhdukur pas sulmit.
XS
SM
MD
LG