Lidhje

Uashington: Nderohen personalitete të artit


Pesë personalitete të botës së artit u nderuan mbrëmë për kontributin e tyre ndaj krijimtarisë artistike botërore. Këngëtari i muzikës soul, Al Green, aktori Tom Hanks, balerina Patricia McBride, humoristja Lily Tomlin si dhe kantautori Sting morën këtë vit çmimet që ndaj Qendra e Artit Kennedy në Uashington.

Pesë figurat e nderuara mbrëmë ishin ulur pranë Presidentit Obama dhe Zonjës së Parë Michelle Obama për të ndjekur mbrëmjen ceremoniale që nderoi karrierat e tyre legjendare.

Humoristi Steven Colbert ishte prezantues i mbrëmjes, ndërsa vetë aktiviteti do të transmetohet nga televizioni amerikan më 30 dhjetor.

XS
SM
MD
LG